(EMRI) Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-ministri shqiptar i Drejtësisë

08:24 26/08/20202min75
b02f78276427571dfa0cbd346fc9cb24_L

Ish-kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997 -1999, njëherazi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Mësohet se Kondi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për këtë arsye iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas të cilës ka ndërruar jetë.

Po kush ishte Thimio Kondi?

Kondi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Më pas është emëruar specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Z.

Ndërkaq, i ndjeri ishte Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto