(EMRI-VIDEO) Rrahu barbarisht një vajzë se kreu marrëdhënie me të fejuarin e saj, arrestohet agresorja

12:03 25/08/20204min191

5bfbccca06f035346d96966d224d2be3_L

Policia e Shkodrës arrestoi mbrëmjen e djeshme një 30 vjeçare, e cila ishte xhiruar duke keqtrajtuar një tjetër vajzë pasi mësoi se e reja kishte kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj.

Pamjet u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft shqetësim mes përdoruesve, teksa e 22 vjeçarja, B.Rr dhunohej barbarisht, me kamerën ndezur që filmonte gjithçka.

Të pranishme në dhomën ku vajza dhunohej ishin edhe dy gra të tjera, njëra prej të cilave filmonte dhe thoshte se “do t’ja prisnin mishin me hanxhar”.

E arrestuara Margarita Gjoni u shfaq në video duke goditur një 22-vjeçare teksa e pyeste se përse kishte kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares, vihet në pranga nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat  kopjuterike”.

DIALOGU i shkëputur NGA VIDEOJA QË BËRI XHIRON E RRJETIT:

Vajza e dhunuar: Kam ardh në 2 sahati prej pune ske qenë ti aty, edhe i kam thënë më jep 10 mijë lekëshin që më ke borxh se jam pa lekë, se janë edhe 100 mijë lekë të tjera që mi ka borxh filani dhe më ka thënë hajde pak mbrapa e të kallxoj. Edhe nejti tu më puth e tu më prek.

Margerita: E manej? Keni kry marrëdhënie. Nuk a marre me e than. A ke kry marrëdhënie me ta? Se një mashkull kur të puth kur të fut duart normal që q*hesh. A je q* me ta?

Vajza e dhunuar: Vetëm një herë.

Margerita: Cohu. Ke shku me atë mashkull?

Vajza e dhunuar: Vetëm një herë.

Margerita: Si a kenë puna, ma kallxo dhe një herë prej fillimit.

Vajza e dhunuar: Ta kallxova nji herë, thashë më ka ngacmu puna e 10 mijë lekshit. Më tha mos e kallxo njeriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto