(EMRI) Prej tre javësh i zhdukur / Gjendet 17 vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

15:45 08/09/20201min67
daniel

Policia britanike njofton se i riu shqiptar, Daniel Gjinaj, i zhdukur prej tre javësh, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.

Prej muajit gusht 17 vjeçari shqiptar u shpall i humbur prej datës 20 gusht.

Më herët mediat britanike raportuan se 17 vjeçari shqiptar kishte udhëtuar me tren në Brighton.

Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto