(EMRI) Përmet/ U dërgua me urgjencë te Infektivi, ndërron jetë 60 vjeçarja e infektuar me Covid

11:18 14/09/20201min67
infektivi-1

Një 60 vjeçare nuk ka mundur të mbijetojë, pas infektimit me Covid-19.

Anika Komino banuese në Përmet, prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit, teksa ishte karantinuar në banesë në Përmet edhe pse nuk kishte bërë tampon.

Familjarët kanë njoftuar urgjencën, ku 60 vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Anika Kamino ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në spitalin infektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto