(EMRI) OFL/ Nga dënimi për vrasje tek trafiku i drogës, kush janë ‘të fortët’ që kërkohen të deklarojnë pasurinë

11:43 06/11/20202min91
OFL-600x314 (1)

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Gazetarja Dorjana Bezat raporton per BalkanWeb se behet fjale per Mario Tebexhiku, Arben Shquti, Ledio Çyçllari si Emiljan Gjepalin.
NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur  me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

 

 

L. Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *