(EMRI) OFL i dërgoi sot formularin e pasurisë / Kush është shijaksi që u kap me 3 milion euro drogë

15:20 08/09/20202min115
in-casa-armi-e-18-chili-di-cocainaseriate-arrestato-un-albanese_6e64cb34-a498-11e9-9214-0f42caee0d81_700_455_big_gallery_linked_i

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personazheve të njohur për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Shijakut dhe Durrësit.

Të tre ata gjenden pas hekurave aktualisht me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Njëri prej tyre është Emiljan Keçi, i cili vetëm një vit më parë u arrestua me 18 kilogram kokainë në periferi të Bergamos, në Itali.

Fillimisht policia gjeti një kilogram kokainë në makinën e tij gjatë një kontrolli edhe pse shqiptari e kishte fshehur mirë.

Mirëpo, Policia italiane nuk u mjaftua me kaq. Ata kryen një tjetër kontroll në shtëpinë e tij në Seriate të Bergamos duke sekuestruar sasi të mëdha drogë.

Kështu, gjatë kontrollit në shtëpinë e Keçit u kapën gjithsej 17 kilogramë kokainë, të fshehura edhe në frigorifer, 18 kilogram hashash dhe 8 gram heroinë.

Droga dhe armët e sekuestruara nga Policia italiane në shtëpinë e Emilian Keçit
Droga e sekuestruar nga Policia italiane në shtëpinë e Emilian Keçit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto