(EMRI) Mashtroi për identitetin në Spital, kush është shoferi që i mori jetën shokut me ‘Audi-n’ e vjedhur në Laç

10:13 07/10/20205min213
Screenshot_1

Flogert Vogli është i riu, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, ku ndërroi jetë pasagjeri 26 vjeçar.

Vogli, i cili ishte drejtues i mjetit, mësohet se dha një emër të rremë në spital, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.

Mësohet se mjeti tip Audi A3 me targa AA 603 IG ka humbur kontrollin në Borizanë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, për shkak të shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar.

Por, sipas grupit hetimor, mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, rezulton që të jetë vjedhur disa ditë më parë në Laç, ndërsa kishte tjetër targë në pjesën e pasme dhe tjetër në pjesën përpara.

Nga kontrolli që ka bërë Policia në mjetin që ka përfunduar i shkatërruar në anë të rrugës ka gjetur targa, maska dhe disa doza me drogë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak:

Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto