(EMRI) Mashtrimi miliona dollarësh me naftën / ‘Kam nënën sëmurë…’, Gjykata liron njërin nga drejtorët e AKBN-së

16:38 09/10/20204min99
prison-696x465

Gjykata ka ndryshuar sot masën  e sigurisë për Denis Durrësin, i cili ishte me detyrë  drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Durrësi u arrestua si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas zbulimit të një skeme mashtrimi.

Në seancën e sotme gjykata caktoi masën nga “arrest në burg’ në “arrest ne shtëpi”, pasi vetë prokurori kërkoi në sallë të gjyqit zbutjen e masës së sigurisë.

Organi i akuzës e kërkoi ndryshimin me masës për shkak se 38-vjeçari kishte nënën të sëmurë. Denis Durrësi do të qëndrojë në arrest në shtëpi me vëzhgim elektronik.

Ndërsa për të dyshuarit e tjerë gjykata la në fuqi masën e dhënë në mungesë. Arrest në burg për:

-Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të shpallur në kërkim janë edhe biznesmeni Isuf Berberi, i cili është biznesmen hidrokarburesh, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Burime kanë njoftuar se Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Si u zbulua skema e mashtrimit që çoi pas hekurave zyrtarët: 

Zyrtarët e lartë të AKBN u arrestuan pas zbulimit të një skeme mashtrimi, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milion dollarë.

Abcnews.al ka raportuar më herët se kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *