EMRI/ Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali, pasi u aksidentua me motor, babai i një fëmijë të mitur

18:48 03/11/20202min85
auto_agron1604228749-640x361-1

I riu që shihni në foto është Agron Dajlanaj, i cili ndërroi jetë pas një aksident tragjik me motor në Itali. Dajlanaj banues në Prato të Italisë, po kthehej nga puna në një magazinë në mbrëmje teksa u përfshi në një aksident e me skuterin e tij përgjatë rrugës Perfetti Ricasoli.

Shqiptari ishte i martua dhe baba i një fëmijë të mitur.

Lidhur me ngjarjen e rëndë shumë shqiptarë kanë përcjellë ngushëllimet e tyre.

“Është me të vërtetë një humbje e madhe. Agroni ishte një djalë italo-shqiptar dhe kishte punuar që kur ishte 18 vjeç si punëtor depoje në kooperativat në Campi. Ai e dinte atë rrugë shumë mirë dhe ne nuk mund ta kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. Si shoqatë ne menjëherë u lidhëm me familjen dhe mbi të gjitha me gruan që është 27 vjeç dhe me fëmijën. Shkova në shtëpinë e prindërve të tij, ai ishte një fëmijë i vetëm, si komunitet do të jetë detyra jonë të ndihmojmë familjen në një moment kaq delikat”, tha presidenti i shoqatës shqiptare Sopoti, Qamil Zejnati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *