(EMRI) Gjykata dënon me 10 vite burg të “fortin” e Selenicës

14:50 30/09/20201min136
0b1e0b99-bd58-4e3b-a363-155dc01ea4ab-725x405-840x440-1

Një vit pas arrestimit, Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin për Tesi Bashon i arrestuar në tetor 2019 në  Selenicë të Vlorës, bashkë me vëllanë e tij Santilon Basho.

10 vite burg do të vuajë Tesi Basho, i akuzuar për disa vepra penale.

“Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”,

“Armë mbajtje pa leje”,

”Falsifikimi i dokumenteve”,

“Prodhimit dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit në banesë, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy automatikë, 1 pistoletë “Glock” e kallëpe tritoli

Pas vendimit, mësohet se Tesi Basho do të apelojë vendimin, për të kërkuar ulje të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto