(EMRI) Gjobë për parakalim të gabuar / Efektivja e Rrugores dhunohet kafshërisht nga shoferi 42 vjeçar

12:46 26/08/20202min47

gjoba-policia-rrugore

Një efektive e Policisë Rrugore ka sinjalizuar një shofer se kishte bërë parakalim të gabuar, por ka rënë pre e dhunës kafshërore nga ai.

Sipas Policisë, agresori është identifikuar si Emanuel Vokrri, 42 vjeç, banues në Lezhë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Emanuel Vokrri 42 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi  për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe  në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do t’i vendosnin masë administrative, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto