(EMRI-FOTO) Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së

09:46 20/08/20201min55
infektiv-780x405-1

Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj.

Bëhet me dije se 55-vjeçari trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, prej disa ditësh, por gjendja e tij është përkeqësuar, duke humbur kështu betejën me Covid-19.

Në foto: Ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj

Kujtojmë që, deri më tani numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 235 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve në 7812 persona, mes të cilëve vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3650 raste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto