(EMRI – FOTO) Ndërron jetë gazetari dhe korrespondenti i njohur i Radio-Televizionit

16:21 11/09/20202min62
RIP-900x640-1-696x495-2-1

Gazetari i njohur kosovar, Sulejman Gashi, ka ndërruar jetë këtë të premte, pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gashi për shumë vite ka qenë korrespodent nga Shtetet e Bashkuara i Radio Televizionit të Kosovës.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e tij, ku i biri Drilon Gashi, shkruan në rrjetin social Facebook.

“Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domethënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij. Në ditët në vijim, do të ju japim informata të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto