(EMRI-FOTO) Krime seksuale dhe pornografi me fëmijë, ky është 42-vjeçar shqiptar mes më të kërkuarve në Evropë

11:40 28/10/20202min120
perdhunim-1-750x412-1

EUROPOL-i ka publikuar fotot e disa personave, të cilët akuzohet se janë të përfshirë në krime të ndryshme seksuale dhe pornografi me fëmijë dhe të mitur.

Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i Kosovës. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Nesat Bego, i cili akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg.

Në foto: Nesat Bego

Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që, u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg.

Dyshohet se ai është arratisur nga Luksemburgu tashmë dhe ndodhet në një shtet tjetër.

Lista e publikuar nga EUROPOL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto