(EMRI-FOTO) Kjo është 25 vjeçarja që humbi jetën sot nga aksidenti tragjik në Vlorë

23:45 09/09/20203min249
vv

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Nartës në Vlorë, ku si pasojë e tij humbi jetën tragjikisht një 25 vjeçare dhe një tjetër përfundoi në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Vajza që shihni në foto është viktima G.Meto, ndërsa mësohet se e reja humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë dhe goditjes që ka marrë në pjesën e kafkës.

Fatale për të renë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një gabim në kthesë, që ka bërë që makina të rrokulliset dhe të përmbyset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto