
Këngëtari i njohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari, i cili është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në vetizolim.
“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vetizolim”, tha Jetishi.
Kujtojmë se, më herët Jetishi është detyruar nga Policia të qëndrojë i mbyllur në shtëpi pasi ishte shoqëruar me këngëtarin tjetër nga Gjakova, Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi po ashtu pozitiv në testin e Covid-19.