(EMRI-FOTO) Ish-truproja i Fatos Nanos / E dhimbshme, Koronavirusi i merr jetën në moshë tepër të re Drejtorit të Bashkisë së Tiranës

12:17 12/10/20203min371
RIP-900x640-1-696x495-2-1

Në orën 01.00 pas mesnate të ditës së sotme është ndarë tragjikisht nga jeta në Turqi Drejtori i Drejtorisë së Punëtorëve të kryeqytetit, Feti Fanaj.

Që prej më shumë se një muaji, Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin.

Feti Fanaj ndërroi jetë në një moshë mjaft të re, vetëm 45-vjeç, ndërkohë që mësohet se ai ka qenë edhe një nga truprojat e ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS, Fatos Nano.

NE FOTO: FETI FANAJ ME TE BIJEN
NE FOTO: FETI FANAJ ME TE BIJEN

I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.

NE FOTO: I NDJERI FETI FANAJ
NE FOTO: I NDJERI FETI FANAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *