(EMRI) Fier/ Aksidentoi për vdekje 24 vjeçarin, arrestohet pas disa orësh në arrati

10:56 18/09/20202min154
arrestim

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e personit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen 24 vjeçarit Qani Metaj mbrëmjen e djeshme në fshatin Qenas në Fier.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 24 vjeçarin që u largua nga vendngjarja, menjëherë pasi ka përplasur me automjetin “Fiat Punto” të riun Qani Metaj.

Klaos Mahmutaj 28 vjeç tashmë akuzohet për  “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe  arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *