(Emri) Ekzekutuan babë e bir/ Prangoset informatori i fisit Çapja në Elbasan

22:15 09/11/20202min125
2613f894-1e7d-485e-b1dd-46b0e4fd41db-1-450x450

Ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit një i ri, mik i afërt me fisin Çapja, i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 në këtë qytet.

Në pranga përfundoi, Klajdi Dekoli, i cili dyshohet se ka dhënë informacion për vrasjen e shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiri, përkatësisht babai dhe i biri, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012.

Për krimin e rënë akuzohen shtetasit Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije për “Panorama” se ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi ai që ka zbërthyer gjithçka përpara hetuesive në lidhje emrat e përfshirë në vrasjen e rëndë. Klajdi Dukoli është arrestuar nga skuadra operacionale.

 

Policia pritet të zhvillojë të tjera hetime që mund të çojë në arrestimin e personave të tjerë të implikuar në lidhje me këtë vrasje./Panorama

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto