(EMRI) Ekzekutimi i nipit të Aldo Bares / Arrestohet i shumëkërkuari i masakrës së Lushnjes

18:43 13/08/20201min150

bf74f309a9ed992a1dad1417e7cef3b2_L

Më në fund, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, Anterio Kaloshi, i shpallur në kërkim si një prej autorët e masakrës së Lushnjes.

Kaloshi, i cili prej tre vitesh ka qenë në kërkim nga policia, akuzohet se së bashku me Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-s, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Anterio Kaloshi mundi t’i shpëtojë policisë gjatë arrestimit të shokut të tij Orges Bilbili, në prill të 2020-s. Ata jetonin bashkë në një apartament në zonën e “Xhamllikut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto