(EMRI) Ekzekutim makabër / Gazetarit të kronikës i presin kokën dhe ia lënë te shinat e trenit

10:46 10/09/20202min151

gazetariii-780x405-1

Gazetari Julio Valdivia, i cili shkruante për krimin në shtetin e dhunshëm të Veracruzit në Meksikë, është gjetur i ekzekutuar në mënyrë brutale me kokë të prerë te shinat e trenit.

Valdivia, 44 vjeç, i specializuar në gazetarinë “nota roja” që përqendrohet në krimet e tmerrshme dhe dhunën, u gjet në komunën e largët të Tezonapa, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i Veracruzit.

Një anëtar i stafit në gazetën lokale të Valdivia, Diario El Mundo në Veracruz tha fillimisht se dyshohej se Valdivia mund të ishte përplasur nga një tren, por kjo u përjashtua nga zyra e prokurorit.

“Valdivia u gjet afër shinave të trenit, u pre koka dhe u torturua,” tha anëtari i stafit të gazetës, i cili nuk dëshironte të identifikohej. 

“El Universal” dhe disa media të tjera lokale raportuan se Valdivia iu pre koka, ndërsa vdekja e këtij të fundit e çon në 4 numrin e gazetarëve të vrarë këtë vit në Meksikë.

Në vitin 2019, rreth gjysma e të gjitha vrasjeve të gazetarëve në të gjithë botën ndodhën në Meksikë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

“Ne dënojmë vrasjen e Julio Valdivia,” tha qeveria e Veracruz-it në një mesazh në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *