(EMRI) Aksident tragjik te ‘Rruga e Arbrit’ / Makina bie në humnerë, ndërron jetë një 51 vjeçar

10:55 30/09/20201min160
aksidenti-1

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë zonës së quajtur ‘Ura e Vashës’, në kantierin e ndërtimit të ‘Rrugës së Arbrit’.

Mësohet se një makinë ka rënë në humnerë, e për pasojë raportohet deri më tani për një person që ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Astrit Alla, 51 vjeç, ndërsa mësohet se është aksidentuar me një makinë pune, çka bën të dyshosh se ai ishte një nga punëtorët e firmës që po merret me ndërtimin e kësaj rruge.

Dyshimet e para janë se Alla po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij dhe se nuk ka persona të tjerë të lënduar nga ky aksident tragjik.

Ndërkohë, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto