(EMRI) 37-vjeçarin e rrezikshëm e tradhtuan kamerat, ja si u zbulua atentatori i Bujar Çelës në Elbasan

15:38 09/10/20203min106
bujar-cela

Policia e Elbasanit ka publikuar sot detaje me rëndësi në lidhje me identifikimin dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg në mungesë” për 37-vjeçarin, Nuredin Dumani, i dyshuar si njëri prej vrasësve të Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit.

Mësohet se Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte me një pistoletë ndaj Bujar Çelës ,ndërsa dyshohet se Dumani ishte i pari që qëlloi ndaj Çelës.

37-vjeçari Dumani dyshohet gjithashtu edhe si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti si edhe për vrasjen e Klevis Kapllanajt në Rrogozhinë pak javë më parë.

NE FOTO: NUREDIN DUMANI

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,Shpallet në kërkim autori i dyshuar.Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore  zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit,  vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim,  si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto