(EMRAT+FOTO) U qëllua me dy plumba në kokë dhe një në hundë / Shefi i Policisë Bashkiake në luftë me jetën te ‘Trauma’, i ati në koma

10:10 12/10/20207min147
mentoriii

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës në drejtim të automjetit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij, Xhelala Hasanaj.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur rëndë babë e bir, ku mësohet se Xhelal Hasanaj ka dy plumba në gjoks dhe është aktualisht në koma farmakologjike.

E rëndë është situata shëndetësore edhe për Shefin e Policisë Bashkiake, i cili ka marrë dy plumba në kokë dhe një në hundë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës duke luftuar me jetën.

Policia njoftoi se Shefi i Policisë Bashkiake po udhëtonte në makinë me babain e tij dhe bashkëshorten, Vjollca Hasanaj 29 vjece, ndërkohë që janë qëlluar nga një motor në ecje.

Mentor Hasanaj nuk rezulton të ketë pasur konflikte, por mund te jetë edhe për shkak te detyrës.

Gjendet motoçikleta e përdorur në atentat:

Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur motoçikletën, e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Motoçikleta është gjetur rreth 500 metra nga vendi në të cilin është kryer atentati.

Autori i identifikuar si Indrit Hasanaj, e ka braktisur mjetin ndërkohë që më pas mendohet se është larguar në këmbë.

Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake, ndërsa tre persona janë shoqëruar ne polici si të dyshuar për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Zbardhet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Identifikohet me prova shkencore e biologjike autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje më datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit M. H. dhe Xh. H. Shpallet në kërkim 19-vjeçari I. H. Sekuestrohet motomjeti i përdorur gjatë kryerjes së krimit dhe prova të tjera materiale.

Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe.

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto