EMRAT/ Zbardhet identiteti i të vrarit në Durrës, u plagos edhe i biri me mbiemër tjetër

22:05 18/09/20204min154
polici-arrestim

Personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Durrës pas një konflikti me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit është shtetasi Armando Baboçi.

Viktima është 39 vjeç. Bashkë me të, mbeti i plagosur edhe i biri, 19 vjeçar, i quajtur Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga ai i babait.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit që degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe më pas të armëve.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen 13 të qytetit dhe siç shihet edhe nga pamjet nga zona, nëpër rrugë ka shkop bejsbolli si dhe karrige, ndërsa që i dëmtuar ka mbetur edhe automjeti i viktimës.

Policia tha se ka arrestuar autorin, por nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të tij, siç thuhet për arsye hetimore.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto