(EMRAT) Vakanca në kushtetuese, cilët janë kandidatët e skualifikuar nga KED

11:28 06/10/20201min94
download (33)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka nisur punën për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë shqyrtimit të kandidatëve të parë KED ka përjashtuar nga gara, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj,  Shaqir Hasana dhe  Zhaklina Peto ndërsa ka vendosur të vijojë verifikimin për shqyrtimin e gjetjeve, për kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile, ditën e premte, datën 09.10.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *