(EMRAT) Super operacioni/ Kapen 176.5 kg cannabis, arrestohen 6 persona mes tyre edhe një efektive femër

15:22 28/09/20203min126
images (10)

Policia e Beratit ka finalizuar aksionin e koduar “Kanioni” ku ka sekuestruar 176.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër.

Mes të arrestuarve mësohet të jetë edhe një punonjëse policie në Bashkinë Durrës.

Në pranga janë vënë:

Arben Lekli, 43 vjeç, banues në Durrës

Alban Bendo, 29 vjeç, banues në Durrës

Sefedin Dokaj, 32 vjeç, banues në Poliçan

Fatjon Beshiri, 31 vjeç, banues në Poliçan

Anxhela Beshiri, 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër)

Fatos Lamaj, 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 43 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Durrës, S. D., 32 vjeç, banues në Poliçan, F. B., 31 vjeç, banues në Poliçan dhe A. B., 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër), si dhe F. L., 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit A. L. dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi E. Z., banues në Tërpan, Berat, (administrator i Njësisë Tërpan), për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto