(EMRAT) Skandali në Dibër/ Ish-drejtori jetonte në Londër por merrte pagën si të ishte në punë, nisin hetimet për drejtoreshën e arsimit

12:46 11/09/20203min69

dfg-1068x590

Policia e Dibrës ka nisur procedim penal për dy persona në Dibër, një ish-drejtor shkolle dhe drejtoreshën e zyrës arsimore.

Procedimi penal për shpërdorim detyre ka nisur për drejtuesen e zyrës Arsimore Brikena Dani dhe për ish-drejtorin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Selishtë, Avni Delishi, që është larguar për në Londër që në muajin Mars por përsëri është paguar.

Sipas informacioneve të policisë  Avni Delishi, 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, ishte larguar nga Shqipëria në vitin 2019, por përsëri ai përfitonte pagën, njësoj sikur të ishte në punë.

Ka qënë Brikena Dani, 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi e cila kryente pagesat për ish-drejtorin, gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
  2. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto