(EMRAT) Plas keq grushti mes dy zyrtarëve të lartë në Bashkinë e Gjirokastrës

08:40 26/08/20201min81
bashkia-Gjirokaster-ok

Një sherr mes dy zyrtarëve në Bashkinë e Gjirokastrës raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Konflikti fizik ka ndodhur mes Drejtorit të Ujërave për Zonat rurale, Bashkim Tola dhe vartësit të tij (përgjegjës) për ujësjellësin rural, Engjëll Imeraj.

Pas debateve me fjalë, konflikti mes palëve ka agravuar deri në dhunë fizike, ndërsa mësohet se Bashkim Tola është paraqitur në rajonin e policisë së qytetit dhe ka bërë kallëzim ndaj vartësit të tij, Engjëll Imeraj.

Ndërkohë, nuk ka asnjë informacion mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike mes tyre, por dyshohet për shkak të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto