(EMRAT) OFL/ Trafik droge dhe rrëmbim, kush janë të “fortët” e Gjirokastrës që duhet të deklarojnë pasurinë

13:02 09/09/20202min91

OFL-1-1 (1)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë, 4 personave në Gjirokastër të dënuar për rrëmbimi i personit dhe trafik droge.

Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto dhe Idris Selimi duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 e orëve 

Njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. V., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;
  2. K., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  3. T., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  4. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto