(EMRAT) Nuk keni marrë ende pagën e luftës? Drejtoria e Tatimeve nxjerr njoftimin e rëndësishëm

12:57 02/09/20202min118

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë qytetarët janë përfitues të ndihmës financiare për Covid-19, të korrigjojnë të dhënat personale deri në datën 25 shtator në mënyrë që pagat e luftës t’iu depozitohen në llogari.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve:

“Informojmë të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020.

Ftojmë individët përfitues, sipas listave bashkëngjitur këtij njoftimi, të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë menjëherë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true

Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit”, njofton Drejtoria e Tatimeve, ndërsa publikon dhe listat me emra, të cilat i gjeni duke klikuar në linqet e mëposhtme:

1 – 474533526-Lista-Paketa-1-Me-Llogari-Me-Probleme-31-08-2020

2 – 474533509-Liste-Me-Individe-Qe-Nuk-Kane-Kryer-Korigjimin-02-09-2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto