EMRAT/ Kush janë babë e bir që u plagosën sot në Durrës, nga pronari i “Land Rover-it”

22:41 14/09/20204min118
polici-arrestim

Babë e bir që janë plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës janë Haxhi Balla, 63-vjeç dhe Maliglen Balla, 39-vjeç.

Ata janë plagosur nga Altin Sadik Llulla, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip “Land Rover”, me targa AB582 BA, me ngjyrë të bardhë.

Altin Llulla plagosi në këmbë Mariglenin, i cili ndonëse ndodhet në spital është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes u kap dy orë më pas nga forcat e policisë ndërsa iu sekuestrua edhe arma tip pistoletë, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin, si dhe makina e tij.

arma e krimit
arma e krimit

makina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto