(EMRAT) Të dënuar më parë për prostitucion, vjedhje e drogë! Kush janë 4 të inkriminuarit që OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë

14:31 03/11/20201min83
-800-0-5fa14834bed79

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar 4 të dënuarve në Tiranë të deklarojnë pasurinë. Këta persona janë dënuar për vepra të ndryshme penale si vjedhje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Bashkim (Kosta) Mëllugja., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.