(EMRAT) Kush janë 4 të dënuarit për terrorizëm në Tiranë, që OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë

15:42 18/09/20203min74
OFL-1-1 (5)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave në Tiranë, të dënuar për nxitje të veprave me qëllime terroriste.

Astrit Tola, Orion Reçi, Shkëlzen Dumani e Saimir Alimehmeti kanë 48 orë kohë, për tu përgjigjur me shkrim, ndaj pyetjeve të OFL-së

Njoftmi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.T., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

O.R., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, kryer në bashkëpunim, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. D., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”;

S.A., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto