(EMRAT) Hidhet shorti / Zgjidhen anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, ja çfarë vendosën goglat për Ardian Dvoranin

18:04 08/09/20201min167
Shorti

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021 nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor sot në orën 17:00 përcaktoi me short 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike vitin e ardhshëm dhe ata janë:

Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka dhe Alma Kolgjoka.

Mes emrave është edhe Ardian Dvorani, ish-kryetar i KED-së, i cili nuk u përzgjodh si fitues nga shorti me gogla që u organizua tek “Poli i Drejtësisë”.

Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i Vettingut të disa prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto