(EMRAT) Grup kriminal, prostitucion dhe drogë/ Kush janë 3 të “fortët” e Elbasanit që OFL i ka vendosur ultimatum

12:25 29/09/20202min150
OFL-1-1 (9)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit  të pasurisë 3 të dënuarve në qytetin e Elbasanit, për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini duhet të deklarojnë pasurinë e tyre, duke u përgjigjur me shkrim ndaj pyetjeve të OFL-së, brenda 48 orëve.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B.B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

D.K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E.B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto