(EMRAT) Fier, kush janë dy persona që OFL kërkon të dijë pasurinë e tyre

13:16 06/10/20202min124
OFL-1-1 (10)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar për vrasje me paramendim në qytetin e Fierit.

Enea Pipa dhe Ilir (Ledjan) Nukaj kanë 48 orë kohë për tu përgjigjur shkrim të gjithë pyetjeve të OFL, në lidhje me pasurinë e tyre.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Enea Pipa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Ilir (Ledjan) Nukaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto