EMRAT/ Festivali i Këngës në RTSH, zbulohet se kush do ta prezantojë

15:24 05/11/20201min83

Festivali i fundvitit merr gjithmonë vëmendjen maksimale përsa i përket drejtuesve artistikë, por edhe pjesëmarrësve të artistëve.

Një kuriozitet i madh i ndjekësve të tij lidhet me moderatorët e këtij viti, që do të ngjiten në skenën e madhe për të prezantuar përballë audiencës të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.

Burime pranë ‘TVSH-së’ pohojnë për revistën ‘Who’ se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.
Vitin e kaluar festivali i ‘Rtsh-së’ iu besua regjisores Vera Grabocka nën drejtimin artistik të saj dhe moderatores Alketa Vejsiu./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto