(EMRAT) Drejtoria e Tatimeve, njoftim të rëndësishëm për qytetarët që s’kanë marrë ende pagën e luftës

17:19 09/09/20202min109
tatimore-750x375-1

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka publikuar sot një njoftim ku i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë përfituar pagën e luftës (paketa financiare 1), të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare.

Në njoftimin e Tatimeve theksohet se sa shpejt të bëjnë saktësimin e të dhënave qytetarët, aq më shpejt do të marrin edhe ndihmën.

Drejtoria e Tatimeve shkruan gjithashtu se, plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Ne vijim te komunikimit me publikun, per te mundesuar kalimin e mases se perfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bejme thirrje te gjithe individeve te perfshire ne listen bashkengjitur, te cilet per shkak te plotesimit te pasakte te te dhenave te tyre bankare, nuk kane marre masen e caktuar te përfitimit, që menjehere të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:

KLIKO KETU: Korigjimi i te dhenave bankare Paketa I dhe II

EMRAT/ Lista per saktesim Banke Iban

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto