
Pasi është emëruar drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka bërë disa lëvizje në drejtorët e Bashkisë Tiranë, të cilët do të angazhohen në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme është edhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla i cili do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në krye të UKT-së tashmë është vendosur Elton Kacidhe, ish-drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, që është zëvendësuar nga Erind Bejko, që i ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos.
Të tjera ndryshime në Drejtoritë e Bashkisë së Tiranës janë:
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – në vend të tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – në vend të tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emërohet në Drejtorinë e Zonës së Lirë Ekonomike, Investimeve të Huaja dhe Diasporës
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendrës Sociale Multidisiplinare, në vend të tij është emëruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve, në vend të tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – Emërohet në drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi
Faola Hodaj – Emërohet në drejtorinë e Inovacionit
Ish-drejtorët, Veliaj i ka takuar personalisht, ku i ka kërkuar përkushtim maksimal në fushatë.ish drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për një fitore bindëse të Partisë Socialiste.