(EMRAT) Bënë ‘shoshë’ me plumba Hotel ‘Volorekën’, arrestohen në Tiranë dy personat e shpallur në kërkim

18:24 13/08/20201min117
VVVVVVV-4

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme 2 personat e shpallur në kërkim, të cilët janë pjesë e ngjarjes ku u qëllua me armë drejt hotel “Volorekës” në Pogradec, më 8 gusht.

Bëhet me dije se personat në fjalë janë arrestuar në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë Meardi Berberi dhe një Anterio Kaloshi.

Më herët lidhur më këtë ngjarje është arrestuar Ilir Berberi 52 vjeç, banues në Pogradec, Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç.

Ilir Berberi, i njohur me nofkën “Liri i Rrushkës”, u arresta dje dhe dyshohet të ketë pasur rolin e organizatorit.

Bashkë me të arrestuarit e sotëm ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve që kanë lidhje me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto