(EMRAT) Aksident te “Ura e Gjoles”, 2 drejtuesit e mjeteve dërgohen me urgjence në spital

12:23 22/09/20202min110
Screenshot_2-3-696x361

Një aksident i  rëndë rrugor me pasojë plagosjen e dy drejtuesve të automjeteve ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjoles.

Automjeti tip “Benz” i  ka prerë rrugën një kamionçine, ku pas përplasjes ka përfunduar në kanal.

Mësohet se drejtuesja e automjetit tip “Benz” Fatjona Hafuzi dhe ai i  kamionçinës Gëzim Baçi janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i  policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto