(EMRAT) 18 vjeçari i përndoqi dhe i dhunoi vajzën / I ati hakmerret duke e marrë peng, por e pëson keq

10:42 19/08/20203min75
pengmarrje-770x433

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një 14-vjeçareje.

Ndërkohë, që i ati i vajzës së bashku me dy persona të tjerë janë hakmarrë ndaj 18-vjeçarit duke e dhunuar dhe marrë peng për disa orë duke e futur në një makinë.

Për këtë aryse, i ati i vajzës, Astrit Kushi 49 vjeç është arrestuar nga Policia, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij, G. Sh. 46 vjeç dhe O. Kushi 20 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. K., 49 vjeç  dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto