Emërohet shefi i ri i hetimit të krimeve në Tiranë (EMRI)

12:06 23/09/20201min265
policia-3-1

Altin Merizaj është komanduar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, disa ditë pasi Arsen Sinomati dha dorëheqjen nga kjo detyrë, për arsye familjare, ndërkohë që kjo lëvizje erdhi dy ditë pas atentatit me tritol Preng Gjinit në kryeqytet.

Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, teksa për rreth 3 vite ishte në krye të komisariatit nr.2 në Tiranë.

Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg, pasi kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013,  ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, nga Saimir Tahiri, në atë kohë Ministër i Brendshëm me akuzën për “dekonspirim” të aksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto