Elon Musk propozon vendosjen e një çip-i në tru!

12:46 11/08/20203min113
960x0-1-1

Sipas Elon Musk, vendosja në tru e çip-it që kompania e tij po prodhon, mund të kurojë depresionin dhe disa sëmundje të tjera. “Neuralink” quhet çip-i në fjalë, i cili do të arrijë madje edhe të trasmetojë muzikë direkt në trurin e njeriut. Musk ka zbuluar disa detaje të tjera rreth këtij projekti nëpërmjet disa deklaratave në rrjete sociale.

“Neuralink, mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve hormonale dhe t’i përdorë ato në avantazhin tonë, si p.sh: përmirësim aftësish dhe arsyetimi, lehtësim i ankthit etj.Firma po punon me një pajisje që është e ngjashme me një makinë qepëse dhe do të sigurojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis një kompjuteri dhe një çipi të vendosur në tru.

Teknologjia mund të përdoret së pari për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga sëmundje të trurit si Parkinson, por qëllimi thelbësor i Neuralink është t’i lejojë njerëzit të konkurrojnë me inteligjencën artificiale të avancuar,” është shprehur Musk.

/Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto