
Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës është ndalur në investimet në zonën e Kamzës në objekte arsimore duke i kthyer dhe një përgjigje Partisë Demokratike për zonën që është quajtur gjithmonë bastioni i të djathtës.
Në një nga bastionet e PD, Spiropali thotë se Lulzim Basha dhe demokratët duhet të harrojnë fitoren në këtë bashki në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë i Spiropalit:
📍Kamëz | Puna me ritme të shtuara për ngritjen nga themelet të kopshteve dhe shkollave që tërmeti i 26 nëntorit nuk i kurseu, janë detyrimi që kemi ndaj fëmijëve, nxënësve e prindërve.
Përgjigje sakaq edhe për ata që #nukbesuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull.👎🏻Lulzim, harroje Kamzën!✌
🌹#Programi i Rindërtimit do të konkretizohet me ndërtimin e 22 objekteve arsimore në Kamëz. Siguria dhe kushtet bashkëkohore janë standardi i punës tonë.
#Bashkë #PërShqipërinëqëDuam
#PsQarkuTiranë