Eliminim tragjik, por nuk është fundi i botës”, trajneri Cungu i zhgënjyer: Ja çfarë nuk shkoi

21:40 17/09/20202min132
cungu

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shfaq tepër i mërzitur, pas eliminimit dramatik në sekondat e fundit ndaj Hapoel Ber Shevës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku shkodran u shpreh:

“Deri në minutën e 90 ishim në avantazh, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak. Ndoshta duhet të ishim pak më të kujdesshëm në disa momente. Nuk mund të parashikosh asgjë.

Duhet të ishim më të vëmendshëm. 2 ndërrime të detyruara në pushimin e ndeshjes. Marku dhe Shehi shfaqën shqetësime. U munduam që të bënim të pamundurën për t’i rikuperuar. Na u prishën ekuilibrat dhe alternativat nuk i kishim. Kundërshtari luftonte nga krahët dhe kërkonte të shfrytëzonte me krosimet.

Nuk mund të fajësoj asnjë lojtarë. Do t’i komplimentoj djemtë për lojën që kam bërë. Është e vështirë të luash në inferioritet numerik. Kishim problemet tona, rritmi ishte i ulët në pjesën e parë. I vlerësuam më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë besuam më tepër, krijuam situata, erdhi dhe goli. Inferioriteti numerik është dukshëm. Jo gjithmonë ia del me 10 lojtarë.

Mërzia është kudo, futbolli i tillë është. Nuk është fundi i botë. Dëshira ishte për të kaluar edhe një tur, për të mirë të klubit dhe djemve, për të thyer një rekord. Ishim shumë afër, tragjike! Duhet të mundohemi të qetësohemi, kampionati është në prag, duhet të përgatitemi për një sezon të vështirë.

Klubi ka afruar lojtarë, nuk është stepur për të afruar lojtarë, nuk është e lehtë të gjesh të duhur. Shpresoj që mund të ketë ndonjë goditje tjetër”, u shpreh Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto