Elbasan/ PAA takim me strukturat drejtuese, Duka: Jemi të vetmit që mbrojmë më së miri interesat e popullit!

11:33 07/11/20203min71
agron-duka-467x350

Partia Agrare Ambientaliste këtë fundjavë ka zhvilluar një takim pune me strukturat drejtuese të kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit. Drejtuesit e PAA gjatë këtij takimi kanë diskutuar me drejtuesit e degëve lokale rreth problematikave me të cilat përballet aktualisht bujqësia në vendin tonë.

Nga ana e ekspertëve të PAA është theksuar rëndësia që duhet ti jepet nga ana e Qeverisë zhvillimit të sektorit bujqësor e atij blektoral në të ardhmen si dhe zhvillimit të këtyre sektorëve sipas standardeve europiane.

Nga ana e ekspertëve të bujqësisë të PAA është theksuar se së shpejti fermerëve shqiptarë do tu vihet në dispozicion programi i detajuar i kësaj force politike që lidhet me strategjinë e zhvillimit të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit etj. Ndërsa kryetari i PAA, Agron Duka është shprehur se kjo parti ështē partia e vetme që mbron më së miri interesat e një pjese të madhe te popullsise.

Aktualisht jemi ne nje situate kaotike qe vjen nga shkelja e rregullave te lojes nga mazhoranca. Rregullat e lojës u bënë duke mos respektuar konsensusin dhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Rama me kokëfortësi ka bërë ndryshime ne favor te Rilindjes dhe po përgatit nje regjim autoritar.

 

Rama i ndryshon rregullat si do ai. Ne kemi për detyre ti themi ndal këtij regjimi. Si PAA ishim përgatit të dilnim me 140 kandidatë por ende nuk kemi vendosur sesi do dalin pasi edhe me grupimin opozitar nuk janë zgjidhur disa çështje lidhur me daljen në një koalicion. Me kodin zgjedhor aktual nuk dinë çtë bëjnë partitë e vogla.

 

Kemi disa variante për të zgjedhur çdo bëjmë, prandaj fushatën e kemi filluar mjaft të mobilizuar. Nëse prishim krushqinë ne bllokun opozitar gjë që nuk do ta dëshironim duan të gjejmë strategjinë e maksimalizimin e votës. Duhet të punojmë jashtëzakonisht dhe të kemi struktura pune në çdo lagje. Vetëm kështu PAA bëhet faktor dhe arrin rezultate të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto