
Spitali i Elbasanit vazhdon të mbetet një vatër infeksioni e Covid-19
Një mjek i spitalit të Elbasanit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mjeku kirurg i cili shërben në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Tamponi është marrë që më 1 shtator, ndërkohë që numri i mjekëve të infektuar me Covid-19 në Elbasan ka shkuar në 2.
Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, pa përjashtuar as mundësinë e infektimit nga kolegu, ndonëse ky i fundit ka ditë që është vetëkarantinuar.