Ekzekutimi i ish-kryekomisarit Artan Cuku, familja e tij padit Policinë e Shtetit, kërkon…

17:22 28/09/20202min142
artan-cuku

Familja e ish kryekomisarit Artan Cuku ka paditur Policinë e Shtetit dhe kërkojnë dëmshpërblim material e moral.

E veja e Cukut dhe vëllezërit e tij i janë drejtuar gjykatës Administrative me një kërkesë për shpërblim demi, nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit Shqiptar.

Sipas “News24”, në dokumentet e padisë rezulton se familjarët kërkojnë nga institucionet shtetërore t’i shpërblejnë për dëmin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Çështja është hedhur në short dhe së shpejti palët pritet të përballen në sallën e gjyqit.

Artan Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut, pasi hetimet nxorën në dritë faktin se ai u ekzekutua për shkak të detyrës si zyrtar i Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë, urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci mundën tu shpëtonin dhe prangave, dhe fituan statusin si azilant në shtetin grek. I vetmi i dënuar për krimin është Mikel Shallari, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Ky i fundit mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu për hetuesit emrat e urdhëruesve të krimit, duke përfituar në këmbim një dënim me vetëm 10 vite burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto